Hyseni reagon pas humbjes në Podujevë: Do të rikthehemi edhe më fuqishëm

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni ka reaguar pas humbjes së zgjedhjeve të sotme.
Ai ka thënë se pavarësisht humbjes, do të rikthehet edhe më i fuqishëm.
“Dua t’u falënderoj të gjithëve për pjesëmarrje në këtë proces zgjedhor. Unë ju kam shërbyer për vite me radhë në forma të ndryshme dhe bashkë kemi fituar shumë beteja, por këtë nuk arritëm. Pavarësisht kësaj, unë do të vazhdoj të jem pranë jush. Do të vazhdoj t’u shërbej, sepse kjo është në natyrën time. Ju premtoi të gjithëve që më kanë mbështetur se nuk do t’u braktis, por do të rikthehemi edhe më të fuqishëm”, ka shkruar Hyseni.

Në rundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajten sot, ShpejtimBulliqi doli fitues me 51.84% të votave, ndërkaq kundërkandidati Ekrem Hyseni mori 48.16% të votave./21Media

Back to top button