Hyseni: Si t’i besojmë Bulliqit i cili dihet për çfarë arsyesh ka dalë nga LDK-ja
Kandidati i LDK-së, për kryetar të Podujevës, Ekrem Hysenaj sonte në debatin zgjedhor në RTV21 akuzoi kundër-kandidatin e tij nga VV-ja Shpejtim Bulliqin duke ia përmendur largimin nga LDK-ja.
“Si t’i besojmë Shpejtim Bulliqit i cili dihet për çfarë arsyesh ka dalë nga LDK-ja”, u shpreh Hyseni.
Gjatë debatit Hyseni akuzoi Bulliqin gjithashtu se ka marrë librat e shkollave dhe me ato i ka mbushur bibliotekat.
Tutje sipas tij nuk qëndron se qeverisja e Bulliqit në Podujevë ka dhjetëfishuar të hyrat vetanake./21Media