Hysni Mehani: PDK-ja ka privatizuar Skënderajn, ne do ta sfidojmë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për krytar të Skënderajt, Hysni Mehani, në debatin zgjedhor në RTV21 ka shpalosur programin e tij garues.
Ai kritikuar qeverisjen lokale të deritanishme nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke e cilësuar atë si të dështuar dhe të orientuar drejt interesave private. Mehani theksoi se Vetëvendosje e sfidon këtë mënyrë të udhëheqjes me një program të qartë dhe të bazuar në tri parime themelore.
“E sfidojmë me programin tonë, dhe ajo që e sfidon PDK-në është mos-puna e saj dhe keqqeverisja në nivel lokal. Programi ynë bazohet në tri parime kryesore. Parimi i parë është që qeverisja të jetë në interes të publikes e jo të privates, sepse Skenderaj është i privatizuar – në kuptimin që çdo pronë që ju teket pushtetarëve, brenda pak ditësh kthehet në pronë private. Ne angazhohemi për një qeverisje që shërben, jo që sundon,” tha Mehani./21Media