“I bie që zgjedhjet e 9 shkurtit janë kot”, Lama: Shqetësuese që nuk ka presion qytetar ndaj partive politike

Analistja Alma Lama, në emisionin “Click” në RTV21, tha se ajo që po ndodh në Kuvendin e Kosovës është tallje me interesat e qytetarëve.
“Partitë po shohin vetëm interesat partiake, jo ato të Kosovës. Kosova është në krizë të thellë, jo vetëm politike por edhe ekonomike, dhe askush nuk po e çan kokën për këtë. Të gjithë po kalkulojnë vota, kanë filluar mbledhjet për të gjetur cilët janë kandidatët për zgjedhjet lokale, e nuk janë në gjendje ta themelojnë parlamentin. I bie që zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt janë kot, sepse nuk po prodhojnë institucione. Dhe ajo që më shqetëson është se nuk ka presion qytetar. Presioni duhet të ishte më i madh”, tha ajo, duke shtuar se presioni i publikut do ta ndryshonte sjelljen e partive politike./21Media