Kaloni te përmbajtja kryesore

I blerë për 50 funte në dyqan bamirësie, libri “Harry Potter” shitet për 15 mijë funte

Një libër i vjetër i “Harry Potter”-it i blerë për 50 euro nga një dyqan bamirësie është shitur për 15,500 funte në një ankand.
Edicioni i parë i ‘Harry Potter and the Philosopher’s Stone’ është një nga vetëm 500 kopjet nga botimi i parë në vitin 1997.
I përshkruar si “simpatik” nga shtëpia e ankandit, ai është plot me shkarravitje të një fëmije dhe fillimisht pritej të shitej për rreth 3,000 funte.
Ai u gjet mes kutive të pluhurosura të një dyqani bamirësie në Manchester.
Një koleksionist anonim në SHBA ishte ofertuesi me fat në fund.
“Meriton të jetë në një muze. Ato shkarravina, të shkruara nga një fëmijë që e donte librin dhe personazhet e tij, demonstrojnë fuqinë e fenomenit Potter në fund të viteve 1990. Është me të vërtetë mjaft simpatik. Jam absolutisht i kënaqur për shitësin dhe blerësin, i cili ka blerë një pjesë të historisë së librit”, tha Charles Hanson./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button