Një muaj paraburgim njërit prej të dyshuarve për sulmin në Ibër-Lepenc

Për shpërthimin në Ibër-Lepenc, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e kësaj gjykate Mirlinda Gashi, në një përgjigje për portalin rtv21.tv.

I pandehuri doli të dielën para gjykatës, ndërsa seanca e zhvilluar ndaj tij përfundoi rreth orës 16 e gjysmë.

Të dielën është sjellë para Gjykatës Themelore të Prishtinës, njëri nga të arrestuarit për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit të premten, dhe ka përfunduar seanca.

Ndërkohë, policia e Kosovës ka vazhduar edhe të dielën kontrollet përreth zonës, pas sulmit terrorist të 29 nëntorit, në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, ku si pasojë e një shpërthimi u dëmtua kanali i ujit të Ibër-Lepencit. /21Media

Back to top button