I dehur e rrahu gruan, arrestohet nga policia

Policia ka bërë të ditur se dje në mëngjes është arrestuar një burrë nga Gjilani pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button