I dehur ia vuri flakën shtëpisë së tij, arrestohet pejani

Është arrestuar një person pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ia ka vënë flakën shtëpisë së tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin “Raushiq” të Pejës mbrëmë rreth orës 22:05.

 “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ia ka vënë flakën shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./21Media

Back to top button