I dyshuari paraqitet vetë në polici për një vrasje në tentativë në Viti që ndodhi në prill

Një person i dyshuar për një vrasje në tentativë në Viti që ndodhi më 14 prill është paraqitur vetë për intervistim në polici pasi deri më tani kishte qenë në arrati.

“Viti / 14.04.2025 – 12:48. Më 23.06.2025 lidhur me rastin është paraqitur për intervistim i dyshuari mashkull kosovar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në raport.

Ndërkaq për këtë rast, policia kishte njoftuar edhe në muajin prill përmes raportit ditor.

Theret një person në Viti, i dyshuari në arrati

Back to top button