I dyshuari për vrasjen e Enver Bajraktarit e pranon fajin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se  i dyshuari për vrasjen e Enver Bajraktarit nga Lipjani pas dhënies së deklaratës  ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin e vrasjes së rëndë, ku viktimë ishte tani i ndjeri Enver Bajraktari nga Lipjani, njofton opinionin publik se në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me veprime të pandërprera hetimore, që nga momenti i raportimit të rastit, sot më 12.08.2025 është realizuar një urdhër kontroll në fshatin Baicë të Komunës së Lipjanit.

Gjatë këtij veprimi policor në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, është arrestuar dhe ndaluar një person i dyshuar mashkull me inicialet T.K. Pas ndalimit në polici dhe dhënies së deklaratës, i dyshuari ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale.”, ka  thuhet në  njoftimin e Prokurorisë.

Po ashtu bëhet e ditur se i njëjti  është ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe ndaj tij janë duke u zhvilluar procedurat e mëtutjeshme ligjore./21Media

Back to top button