I gjenden 19 qese me marihuanë, bastisen shtëpitë e dy të dyshuarve

Policia ka informuar se mbrëmë në rrugën “Hollger Pedersen” në Prishtinë një personi i janë gjetur 19 qese me marihuanë. Sipas policisë, i dyshuari ka informuar se substancën e ka blerë nga një i dyshuar mashkull kosovar.
Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Njësiti policor ka ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit në trupin e shoferi mashkull kosovar janë gjetur nëntëmbëdhjetë qese me substancë të dyshuar narkotike Marihuanë. Është bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të dytë dhe është konfiskuar në armë zjarri me tre fishekë.”, ka informuar policia./21Media

Back to top button