I gjenden 3 mijë euro të falsifikuara në shtëpi, arrestohet gjilanasi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që dyshohet për posedim të parave të falsifikuara.

“Gjatë bastisjes së realizuar në objektin ku është dyshuar se mbahen paratë e falsifikuara, gjegjësisht në
shtëpinë e të dyshuarit I. I. (1990) m/k janë gjetur dhe janë sekuestruar kartëmonedha të dyshuara për
falsifikim në vlerë prej 1×200 €, 12×100 €, 27×50 €, monedha të metalta 57×1 €, 16×2 €, 37×0.50 €,
45×0.20 €, 24×0.10 € dhe 20×0.05 €. Vlera e përgjithshme e parave të konfiskuara është 2869.90 € (dy
mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë), të cilat do të ekzaminohen nga Njësiti i Krimteknikës
Rajonale në Gjilan, për shkak të dyshimit se nuk përkojnë me veçoritë teknike dhe tiparet e sigurisë për
monedhat euro.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas komunikatës, i dyshuari . I. I është shoqëruar në NJRHKEK, në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe pas përfundimit të intervistës, me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./21Media

Back to top button