I gjenden 4700 euro të falsifikuara në shtëpi, arrestohet një person

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person pasi që në shtëpinë e tij në Prishtinë janë gjetur rreth 4700 euro të falsifikuara.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e policisë, policia ka zhvilluar  një operacion të hënën rreth orës 16:30.

“Pas këtyre veprimeve rasti ka kaluar për hetim të mëtutjeshëm në Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike (DHKEK), me ç`rast pas analizimit të provave është arrestuar i dyshuari i lartcekur, gjithashtu është sekuestruar shuma e parave prej 94 copë kartëmonedha (në apoen) prej 50 €urove, gjithsejtë katër mijë e shtatëqind (4700) €uro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.Pas analizimit të kartëmonedhave të falsifikuara vërehet se është falsifikim i nivelit më të lartë, përmban disa prej tipareve të sigurisë dhe i rrezikshëm që qytetarët të bien pre e mashtruesve me këtë lloj falsifikimi.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu policia njofton se i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës dhe të njëjtit ju ka lëshuar vërtetimi për sekuestrim të 4700 €urove.

Për veprimet e ndërmarra është njoftuar dhe konsultuar Prokurori kujdestar i krimeve të rënda nga PTH- Prishtinë dhe i dyshuari dërgohet në mbajtje prej 48 orëve./21Media

Back to top button