I gjenden granata dore në tavan

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00

Viktima ka raportuar policinë se pas një zënke është kanosur me armë nga një i dyshuar. Me këtë rast Policia e Kosovës e ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur granata dore.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Beteja e Kabashit” në Prizren “Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast në tavanin e shtëpisë janë gjetur tri granata dore pa siguresa, të cilat janë tërhequr një njësiti për deminim i PK-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button