I gjendet marihuanë, arrestohet një burrë nga Shtimja
Dje është arrestuar një burrë nga Shtimja pasi që të njëjtit i është gjetur një qese me marihuanë.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit, i është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./21Media