I hiqet tumori një 2 vjeçari në QKUK
Një fëmijë 2 vjeç është operuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, ku i është hequr tumori me përmasa të mëdha.
”Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët kirurgë, të asistuar nga ekipi i anestezionit, kanë operuar me sukses një fëmijë të moshës 2 vjecare, duke ia larguar tumorin, i cili ia kishte përfshirë gjysmën e barkut”, ka bërë të ditur SHSKUK.
Për momentin 2 vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shumë shpejt për në shtëpi./21Media