I lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarreve në Prizren dërgohet në Turqi

I lënduari në Prizren më 31 dhjetor si pasojë i shëprthimit aksidental të fishekzjarreve, është dërguar për trajtim mjekësor në Turqi.

Kështu ka njoftuar Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), teksa ka bërë të ditur se trajtimi mjekësor për të lënduarin është mundësuar në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Kosovë.

“Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, kanë siguruar trajtimin mjekësor dhe transportin emergjent me aeroplan special të Abdurrahman Memajt, i cili ditë më parë u lëndua rëndë nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren”, thuhet në njoftimin e BIK-ut./21Media

Back to top button