I mashtroi për viza duke u marrë rreth 20 mijë euro, arrestohet

Policia e Kosovës njofton se dje ka arrestuar një person lidhur me një rast të mashtrimit në vitin 2020.
Siç bëhet e ditur në raportin e policisë i arrestuari dyshohet se ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë duke u marrë para në këmbim të vizave sllovene dhe për të fituar grande në Ministrinë e Bujqësisë.
“Për këto marrëveshje viktimat kanë paguar para në vlerë 19.500 euro dhe material ndërtimor. Me vendim të prokurorit i dyshuarit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport./21Media

Back to top button