I mituri godet me veturë një këmbësor

Është arrestuar në Pejë një i mitur, i cili dyshohet se duke vozitur veturën, nga pakujdesia ka goditur një këmbësor.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:10 në rrugën “Eliot Engel” në Pejë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Back to top button