I mituri kërcënohej me thikë për 10 euro
Një i mitur ka raportuar në Policinë e Kosovës se një person, nën kërcënimin e thikës në vazhdimësi i ka marrë disa herë nga 10 euro.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Sheshi i Lidhjes” në Prizren.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./21Media