I mituri lëndohet në aksidentin mes motoçikletës dhe veturës në Pejë
Një i mitur ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të martën mes një motoçiklete dhe një veture në Pejë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 12:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne rrugen ” Bill Klinton” në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e aksidentit motoçiklisti ( i mitur) ka pësuar lendime trupore i njejti është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor, ndësa me rastin janë duke u marrë Njësia e trafikut Rajonal DRP Pejë”, tha Rugova. /21Media