I mituri në Ferizaj në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë nga tre të panjohur

Një i mitur ka mbetur i lënduar rëndë pasi është sulmuar me thikë nga tre persona të dielën në Ferizaj.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Është raportuar se në emergjencën mjekësore është duke u trajtuar viktima i mitur- mashkull Sh-Kosovar , pasi të njëjtin tre persona te panjohur pas një mosmarrëveshje verbale e kanë sulmuar fizikisht dhe me një mjetë të mprehtë- thikë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor në emergjencën e Ferizajt ka vazhduar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK- Prishtinë. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe është duke u hetuar. Viktima nuk është nxënës i shkollës Gjon Serreqi”, tha Veseli.
Ndërkaq ky rast nga policia është njoftuar edhe në raportin 24-orësh të policisë. /21Media