I mituri në Xërxë shkon në shkollë me thikë, shoqërohet në polici
Një incident është raportuar të premten pasdite në fshatin Xërxë ku një i mitur ka hyrë në ambientet e një shkolle me një thikë.
Bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe nga i njëjti është sekuestruar thika dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.