I mituri plagos me armë zjarri të miturin

 

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Sipas Policisë, raportohet se i dyshuari i moshës së mitur për shkaqe ende të panjohura ka plagosur me armë zjarri të miturin.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKMF Podujevë dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja te cal. 7.65 mm.

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit i cili është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar arma “Zoraki” me tre fishekë e cal. 7.65 mm , që dyshohet se është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./21Media

Back to top button