I mituri plagos shokun e tij në Pejë
Një i mitur është plagosur me armë zjarri nga një bashkëmoshatar i tij në Vitomiricë të Pejës.
Lajmin për portali rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas policisë i mituri i plagosur është jashtë rrezikut për jetë dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, ndërsa i mituri tjetër është arrestuar.
“Rreth orës 19:40 në fshatin Vitomiricë është raportuar për plagosje me armë zjarri. Njësitet relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe në vendngjarje është arrestuar i dyshuari dhe i është konfiskuar arma. Viktima është dërguar për tretman mjekësor edhe është jashtë rrezikut për jetë. Të dy personat janë të mitur dhe janë shokë mes vete, teksa plagosja gjatë hetimeve të para besohet të ketë ndodhur në mënyrë aksidentale”, ka thënë Rugova./21Media