I mituri shkel me veturë një 4 vjeçare

Një fëmijë 4 vjeçar është goditur nga vetura dje rreth orës 16:25 në Skenderaj.
Siç njofton policia në raport, veturën ishte duke e vozitur një i mitur.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin, fëmijë mashkull kosovar i cili e ka goditur një fëmijë 4 vjeç femër me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. “, njofton policia.
Po ashtu bëhet e ditur se viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë dhe sipas stafit mjekësor gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit./21Media

Back to top button