I ra bojleri i ujit aksidentalisht gjatë punës, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën “Myslym Shyri”, Tiranë.
Një 52-vjeçar, duke punuar në banesë për çmontimin dhe heqjen e bojlerit të ujit, aksidentalisht bojleri është shkëputur dhe i shkaktuar dëmtime në kokë.
Fatkeqësisht, 52 vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit. /vizionplus.tv