I riu shqiptar “fluturon” nga 50 metra lartësi, ndërron jetë në vend

 
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm, 22 nëntor në Brindisi, Itali. Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë nga maja e monumentit të Detarit të Italisë nga një lartësi prej 50 metrash.
Dyshimet e para janë se i riu mund të jetë vetëhedhur. Mediet italiane bëjnë me dije se 28-vjeçari humbi jetën në vend.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, teksa shumë familje kishin dalë për shëtitje në rrugët e qytetit në lagjen Casale duke përfituar nga koha fantastike. Ata u tronditën në momentin kur 28-vjeçari shqiptar “fluturoi” nga lartësia.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar karabinierët dhe ambulanca, por fatkeqësisht nuk është arritur që të shpëtohet. Në vendngjarje po vijojnë hetimet e policisë./oranews

Back to top button