I sekuestrohen 50.000 euro, arrestohet një 31 vjeçar

Policia kufitare në Muriqan të Shkodrës ka sekuestruar 50.000 euro të padeklaruara në kufi dhe ka arrestuar 31 vjeçarin B.M për kryerjen e veprës penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin tip Audi që drejtohej nga shtetasi B. M. 31 vjeç banues në Tiranë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një valixhe 50.000 Euro, të cilat shtetasi B. M. nuk i kishte deklaruar.  Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, bëhet e ditur nga policia e Shqipërisë.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër,  i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa lënda i kaloi Prokurorisë për veprime të mëtejshme./oranews/

Back to top button