“I shkruante fjalë turpi”, flet gjyshja e 14-vjeçares që u ngacmua nga drejtori i shkollës
Dje, drejtori i shkollës në fshatin Stropckë të Pogradecit ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare. Gjyshja e kësaj të fundit është shprehur se drejtori i ka shkruar mbesës në telefon që prej dy javësh fjalë të turpshme.
Gjyshja e të miturës ka deklaruar se fillimisht kjo e fundit i ka treguar mësueses kujdestare e më pas e kanë marrë vesh ata.
“I ka shkruar çupës në telefon, çupa i kishte thënë kujdestares së klasës, kishte folur me ato pastaj e morëm vesh ne këtë gjë. Ne atë ditë nuk e dinim fare, çupën e kishin marrë e kishin ulur poshtë. Ne nuk e dinim pastaj erdhën na thanë që çupa u ul poshtë. Nuk e di çfarë i shkruante por llafe turpi. Kishte dy javë që shkruante me çupën.”, ka deklaruar ajo.
Gjyshja ka deklaruar se 14-vjeçarja i ka prindërit në Greqi dhe për të kujdesen ata, ndërkohë ka shtuar se drejtori të marrë dënimin që meriton nga autoritetet.
“Vajza na tregoi pastaj, prindërit i ka në Greqi ne kujdesemi për të. Shkuan bashkë në komisariat me çupën tjetër dhe babanë e asaj. Dje na thirrën dhe djalin. Ne nuk dalim dot jashtë për çupën. Shteti e di, ata njerëz që bëjnë këto gjëra, ta varin.”, ka deklaruar ajo.
Sipas gjyshes së të mitur, drejtori ka 4 vjet në atë shkollë, ndërsa vajza prej dy vitesh është duke ndjekur shkollën në Pogradec, pasi më parë ka qenë në Tiranë.
“Ka 3 ose 4 vjet drejtor në këtë shkollë ndërsa çupa ka 2 vite se ishte në Tiranë.”, ka shtuar ajo./oranews