I shpërthen goma e kamionit duke e ndërruar, vdiq 20-vjeçari
Një person ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Kënetë të Durrësit.
20-vjeçari ka qenë duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer dhe si pasojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë.
“Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr. 14/1, Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë“, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes./oranews