I vazhdohet masa e paraburgimit për dy muaj të dyshuarit për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Të dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në muajin mars të këtij viti në Vushtrri i është caktuar paraburgimi për dy muaj.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj, e cila ka thënë se fillimisht kërkesën për zgjatje të masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit e ka bërë Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

“Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda e ka aprovuar Kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për vazhdim të masës së paraburgimit, të datës 17.04.2025, duke nxjerr Aktvendim me datë 18.04.2025, me të cilin e ka vazhduar masën e paraburgimit, në lëndën penale kundër të pandehurit B.D., me dyshimin e bazuar se ka kryer veprat penale: Vrasje e rendë sipas nenit 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të KPRK -së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së. Masa e paraburgim të pandehurit B.D., iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muajsh dhe do të llogaritet nga data 23.04.2025 deri më 23.06.2025. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, thuhet në konfirmim.

Ndërkaq kujtojmë se zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni muajin e kaluar i kishte thënë portalit rtv21.tv se i dyshuari B.D gjatë intervistimit kishte pranuar se ka kryer veprën. /21Media

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19 vjeçarit në Vushtrri

Back to top button