I vë zjarrin orendive të banesës dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Dje në Fushë Kosovë rreth orës 18:52 është raportuar një incident në një banesë, ku një person i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se i ka vënë zjarrin orendive të brendshme dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë, njësitë përkatëse të zjarrfikësve dhe emergjencës kanë dalë menjëherë në terren, duke konfirmuar se nga incidenti nuk ka persona të lënduar. Autoritetet kanë arritur të vënë situatën nën kontroll.

Prokurori i rastit është njoftuar dhe hetimet mbi shkaqet dhe motivet e mundshme të zjarrvënies janë duke vazhduar.

“Fushë Kosovë/23.11.2025 – 18:52. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se u ka vënë zjarrin orendive dhe më pas është larguar nga banesa. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe konfirmojnë se të lënduar nuk ka. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës

Back to top button