I vodhi kartelën e bankës, përfitoi më shumë se 4 mijë euro

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar të dyshuarin A.S., për shkak që ka shfrytëzuar një person në gjendje të dehur dhe i ka marrë kartelën bankare dhe më pas në rrjetet sociale ka bërë thirrje për ndihmë në shumë prej 160.000.00 euro.

Prokuroria bënë të ditur se 30 persona kanë dërguar ndihmë dhe i dyshuari ka tërhequr një shumë prej 4,292.50 euro.

“Dyshohet se i njëjti duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë dhe varësinë nga substancat narkotike të një personi ia merr kartelën bankare dhe më pas në rrjetet sociale bënë thirrje për ndihmë në shumë prej 160.000.00 euro, kinse për shërim të djalit të dëmtuarit G.D., i cili realisht nuk ekziston, ashtu që 30 persona dërgojnë para për ndihmë dhe i dyshuari tërheq një shumë rreth 4,296.50 euro”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”.

Prokuroria Themelore në Gjilan brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale./21Media

Back to top button