“Ia kom bo unfollow”, Doarsa Kica-Xhelili tregon pse nuk e ndjek në rrjete sociale presidenten Osmani

Doarsa Kica Xhelili ka folur për raportin e saj me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kica Xhelili në emisionin “21 Gradë” në RTV21  ka konfirmuar se nuk e ndjek më në rrjetet sociale presidenten, duke treguar edhe arsyen pse ka vendosur ta bëjë një gjë të tillë.

Ajo ka thënë se Osmanin nuk e njeh nga politika por përmes Universitetit, përcjell portali rtv21.tv

“E kam pas më herët, e kam pas edhe në një periudhë edhe pas që dola në LDK edhe dikur vendosa që nuk dua ta kem më. Ia kam bo unfollow sepse shikoni për mua..unë e kam thënë edhe më herët sepse nuk e kam njoft ndryshe nuk e kam njohur përmes politikës, kemi qenë bashkë ne universitet, një kohë ka qenë profesoreshë e imja, pastaj kam qenë pjesëmarrëse e garave të arbitrazhit komercial ku e përfaqësoja Universitetin e Prishtinës një vit e kam pasur trajnere, vitin e dytë iu pata bë ndihmëse trajnere… Sot për munjë person që ka transmetu guxim të jashtëzakonshëm me ardhë në pikën që unë me u ndi që nuk po e përfaqëson më atë guxim është pak e dhimbshme.”, ka thënë Kica Xhelili.

Ajo ka pranuar se ka pasur diskutime private për të cilat ka thënë se do t’i ruajë si të tilla.

“I kam pas arsyet e mija që kam vlerësu se nuk po du me ndjek më atë profil.”, ka shtuar ajo.

Doarsa Kica Xhelili ishte pjesë e Listës Guxo, duke u bërë kështu deputete e Kuvendit të Kosovës, më pas ajo kaloi në Lidhjen Demokratike të Kosovës nga ku vazhdon karrierën e saj politike si deputete./21Media

Back to top button