Ia morën 130 mijë euro duke i thënë se do ta çojnë për shërim jashtë vendit, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohen se ia morën dikujt 130 mijë euro duke e mashtruar se do ta dërgonin jashtë shtetit për shërim.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur nga viti 2023. Policia ka sekuestruar edhe prova materiale.
“Me datë 20.02.2026 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin mashtruar viktimën, ku kanë arrit të dëmtojnë në vlerë prej 130.000€, duke premtuar se do të dërgojnë jashtë shtetit për shërim. Si prova materiale janë sekuestruar dy telefona mobil, dy kartela të spitaleve dhe një kartel bankare”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.