Ia ndryshuan vendvotimin një vajze pa u konsultuar me të, flasin nga KQZ

RTV21 ka raportuar më herët që një vajzë është ankuar që iu është ndërruar qendra e votimit edhe pse s’kishte kërkuar ajo.
Për këtë çështje u diskutua edhe në konferencën e dytë të KQZ-së për ditën e sotme.
“KQZ-ja gjatë këtyre 4 viteve prej 2021 e tutje ka përditsu listën e votuesve, pra personat të cilat i kanë pas adresat e tyre në Afgjensinë për Regjstrim Civil kur kanë tërhek dokumente të identifikimit ose kur kanë tërheq qertifikata apo dokumente tjera ne i kemi përditsu ato adresa të banimit, tash ka raste kur votuesit janë mësu më shku në një qendër të votimit më larg edhe kanë vazhdu edhe sot, mirëpo për këtë arsye është ndërruar qendra e votimit”.
Megjithatë nga KQZ thanë se për këtë kanë dërguar mesazhe të vazhdueshme te qytetarët e vendit.
“Për këtë gjë në kemi dërgu edhe sms për informimin e votuesve për të kontrolluar vendvotimin e tyre nuk ka pas ndrrim për këtë periudh ka pas ndrrim deri me 26 dhjetor ka qenë afati i hapur për ndërrimin e vendvotimit”, tha antari i KQZ-së, Arianit Elshani./21Media