Ia shkyçi rrymën për mospagesë, e kanosi inkasantin e KEDS-it 

 
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka kanosur një inkasant të KEDS-it, pasi i njëjti i kishte shkyçur rrymën, për shkaqe të mospagesës.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Studenicë të Istogut.
“Viktima mashkull kosovar (inkasant i KEDS-it) ka raportuar se derisa kishte qenë në kryerje të detyrës zyrtare duke i çkyqur rrymën për shkake të mos pagesës ndaj dyshuarit mashkull kosovar nga i njëjti është kanosur”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button