Ibrahimi: Prishtina, Prizreni komunat më të prekura nga masat e BE-së

Muajin e ardhshëm bëhen dy vjet nga vendosja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe deri më tani vendi ka pësuar rreth 300 milionë euro dëme, duke u bllokuar një numër projektesh të parapara për komunat e Kosovës.

Në Asociacionin e Komunave të Kosovës thonë se ndër komunat më të prekura nga masat është kryeqyteti por jo vetëm.

Drejtori i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi, tha për RTV21 se masat duhet të hiqen sa më parë pasi që projektet e bllokuara do të ndikonin drejtpërdrejt në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

“Shumë komuna kanë pësuar dhe do të pësojmë sepse këto masa po shihet se njëherë për njëherë nuk janë në agjendë të BE-së që të largohen janë rreth 300 milionë euro që kanë qenë të dedikuara për Kosovën. Shumica absolute e atyre mjeteve do të investoheshin në komuna për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ka pasur të ndërtohen disa fabrika për trajtimin e ujërave të zeza me këto mjete gjithashtu bujqësia ka qenë e planifikuar të përkrahet nga fondet e BE-së, kemi edhe shumë projekte në investime kapitale që do ë ndikonin drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Por përveç këtyre shumë projekte janë ndaluar që kanë pasur të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve komunal por edhe tek rasti i menaxhimit të mbeturinave, riciklimi i tyre…..dëmet qe komunat i kane përjetuar përgjatë këtyre dy viteve janë me dhjetëra miliona euro. Shpresojmë që këto masa të hiqen sa më parë. Kemi Prishtinën ku është planifikuar impianti për trajtimin ujerave të zeza gjithashtu edhe në Prizren… Në Ferizaj ka probleme sa i përket mosheqjes së masave….”, tha Ibrahimi për RTV21./21Media

Back to top button