Ibrahimi: Situata pas vërshimeve nuk është e mirë

 

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi për portalin rtv21.tv ka thënë se situata pas vërshimeve nuk është e mirë.

Ai ka shtuar se kryetarët e komunave janë në terren për të mbikëqyrur situatën.

“Kryetarët e komunave janë në terren së bashku me qytetarët e komunave përkatëse. Situata po shihet që nuk është e mirë”, ka thënë Ibrahimi.

Kosova që nga java e kaluar është duke u përballur me reshje shiu dhe bore, si pasojë e këtyre reshjeve disa pjesë të Kosovës janë vërshuar./21Media 

Back to top button