Ibrahimi: Udhëzimi administrativ për peticion i panevojshëm

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, e quan të panevojshme nismën e Qeverisë për hartimin e udhëzimit administrativ që përmes peticionit të largohen kryetaret e komunave në veri të vendit.
Sipas tij, ligji për vetëqeverisje lokale është i avancuar dhe e parasheh shumë mirë organizimin e peticionit.
”Kemi një ligj për vetëqeverisje lokale i cili mund të themi se është një ligj i avancuar sa i përket zhvillimit te demokracisë lokale”, tha Ibrahimi.
Tutje ai ka shtuar se neni 72 i këtij ligji i lejon qytetarëve të ndërmarrin iniciativë ose nisme për shkarkim, por nuk do te thotë se me fillim të iniciativave kryetari do shkarkohet
“Nuk është aq lehtë për me shkarku një kryetarë komune që është zgjedhur drejtëpërdrejt’’, tha Ibrahimi./21Media