Ibrahimoviç nuk do të luajë në përballjen AC Milan – Liverpool

Në një superpërballje si ajo ndaj Liverpool në Champions League, një si Zlatan Ibrahimoviç nuk do të mungonte asnjëherë por ja që problemet fizike po bëhen të shpeshta për bomberin suedez.
39-vjeçari sapo u rikthye në fushë në Serinë A, ku shënoi ndaj Lazios por sot mësohet lajmi jo i mirë se suedezi nuk do të jetë në fushë në ndeshjen ndaj Liverpool në “Anfield Road”.
Kuqezinjtë njoftuan se Ibrahimoviç vuan nga një problem fizik në tendinën e akilit dhe për të shmangur probleme më të mëdha, klubi bashkë me lojtarin kanë vendosur që ai të mos udhëtojë për këtë transfertë në Champions League.
Milani do të debutojë nesër në Champions League, në kompeticionin që mungonte prej vitesh dhe nuk do ta ketë të lehtë në një grup të hekurt ku veç Liverpoolit janë edhe Atl. Madrid me Porton./Oranews

Back to top button