Identifikohet i dyshuari për vrasjen e 11 shtatorit në Podujevë, policia kërkon ndihmë për ta gjetur

Policia e Kosovës e ka identifikuar një 17-vjecar të dyshuar për vrasjen e kryer me 11 shtator të këtij viti në Podujevë.

Siç ka njoftuar policia është Lordi Sylaj nga fshati Gllamnik por me nënshtetësi holandeze.

Për të gjetur personin në fjalë policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar. I dyshuari Lordi Arsim Sulja nga fshati Gllamnik, me nënshtetësi Holandeze, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 11.09.2023, në Podujevë”, thuhet në njoftim.

Një 30-vjeçar është vrarë mesditën e 11 shtatorit në rrugën “Zahir Paraziti” në Podujevë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur./21Media

Back to top button