IFA e UEFA: Procesi zgjedhor i FFK-së duhet të zhvillohet pa ndërhyrje të palëve të treta

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) dhe Unioni i Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA), sipas një letrë të publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, kanë konfirmuar zyrtarisht se FFK ka miratuar ndryshimet statutore në përputhje të plotë me kërkesat e tyre, si dhe me Ligjin nr. 08/L-277 për Sportin dhe rekomandimet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në një shkresë të përbashkët drejtuar presidentit të FFK-së, Agim Ademi, theksohet se amendamentet janë rezultat i një procesi gjithëpërfshirës konsultimi ndërmjet FIFA-s, UEFA-s, FFK-së dhe MKRS-së, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë në të gjitha Kuvendet ku janë miratuar ndryshimet.
Në të njëjtën shkresë, FIFA dhe UEFA vënë theksin te respektimi i parimit të pavarësisë institucionale të FFK-së dhe kërkojnë që procesi zgjedhor të zhvillohet pa ndërhyrje të padrejtë nga palë të treta, duke sqaruar se çështjet e qeverisjes dhe anëtarësisë janë kompetencë ekskluzive e organeve statutare të federatës.
Po ashtu, dy institucionet konfirmojnë se përfaqësuesit e tyre do të jenë të pranishëm në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së më 5 shkurt 2026, për të vëzhguar mbarëvajtjen e procesit në përputhje me Statutin e FFK-së.
Kuvendi Zgjedhor i FFK s mbahet më 5 shkurt 2026.