IHMK paralajmëron vërshime të shpejta në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se reshjet e shiut mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta,
“Gjatë orëve të paradites (e mërkurë 08/11/2023), kan filluar reshje të shiut në tërë vendin, me intenzitet më të lartë nëpër disa zona (veri-perendimore, qendrore dhe veri-lindore) të cilat mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malorë, të cilat mund të shkaktojnë pengesa në qarkullim, sisteme të kanalizimit, probleme në të gjitha aktivitetet bujqësore, probleme me trafikun, rrezik për rrëshqitje dheu etj. Nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore sidomos nga lumenjtë kryesorë, të cilët aktualisht kanë nivele nënë kuatat e tyre mesatare për këtë periudhë të vitit.”, thuhet në njoftim.
Sipas parashikimeve të IHMK-së, gjatë orëve të pasditës së sotme , gradualisht reshjet do të bien në intenzitet dhe shtrirje dhe situatae pergjithshme hidrometeorologjike do të filloj gradualisht të stabilizohet./21Media