“Ikona e vuajtjes” rrëfen mbi emocionet që kishte kur ka hyrë NATO
Agim Berberi rrefen mbi emocionet që kishte në momentin kur trupat italine hynë në Gjakovë
Sa i përket çlirimit të Gjakovës mund të themi lirisht se një gazetar e ka shpëtuar Gjakovën është gazetari David Chater i cili ishte bashkë me trupat italine të KFOR-it që po kalonin në Gjakovë dhe qëllimin e kishin të shkonin në Pejë por informacionet që kishin dr Bardhi thonin se Gjakova do të shkatërrohej po atë natë dhe biseduan me gazetarin David Chater duke intervenuar kështu që trupat italiane të qëndrojnë në Gjakovë.
Agim Berberi është shndërruar në një ikonë të vuajtjes që kishin përjetuar shqiptarë dhe gëzimit që kishin përjetuar po kështu në momentin që panë trupat e KFOR-it duke hyrë në qytetin e tyre.
Ai përmes një bisede telefonike në emisonin “Bonbon” kujton emocionet në momentin kur trupat italine hynë në Gjakovë. “Kur kanë hyre trupat e NATO-s ka qenë një gëzim i madh për Gjakovë e rrethine, gëzim më të madh nuk ka pasur” ka thënë ai i emocionuar.
Më 14 qershor të vitin 1999 trupat italiane çliruan Gjakovën./21Media