IKSHPK-ja del me rekomandime për sigurinë e ushqimeve në temperaturat e larta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka dalë me një varg rekomandimesh për sigurinë e ushqimit gjatë temperaturave të larta.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, IKSHPK-ja ka rekomanduar që të ruhet freskia e ushqimit, duke bërë që të parandalohet rritja e baktereve dhe të shmanget helmimi.
Sipas Institutit, mbajtja e ushqimit në temperatura të sigurta, mbajtja e pastërtisë dhe gatimi i mirë mundëson ruajtjen e shëndetit gjatë verës.
Gjithashtu, IKSHPK-ja ka rekomanduar që ushqimet e gatuara më parë të ngrohen para konsumimit.