IKSHPK-ja shpërndan informacione rreth variantit Omicron
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës(IKSHPK) ka shpërndarë disa informata në lidhje me variantin Omicron të koronavirusit.
“Nuk dihet ende se sa lehtë përhapet Omircon, sa serioze janë simptomat apo si ndikon në mbrojtjen nga vaksinat”, ka njoftuar IKSHPK.
IKPSHK përmes disa fotografive ka treguar se si duhet të mbrohemi nga varianti Omicron.
“Vaksinimi dhe praktikimi i sjelljeve mbrojtëse janë mënyra shumë efektive për të mbrojtur veten kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes nga varianti dominues aktual, Delta. Ne presim që vaksinat të ofrojnë mbrojtje kundër të gjitha varianteve”, ka njoftuar IKSHPK./21Media


Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?