IKSHPK: Ka tendencë që rastet me Covid-19 të rriten në ditët në vijim

Ditëve të fundit është vërejtur rritje e rasteve me Covid-19, por një gjë e tillë pritet të ndodh edhe ditëve të ardhshme , ta paktën kjo parashihet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Andaj ky institut ka bërë thirrje që të barten maskat në ambiente të mbyllura e po ashtu qytetarët të vaksinohen.
“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen. Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.”, thuhet në njoftim.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 205 raste të reja me Covid-19./21Media

Back to top button