IKSHPK kërkon nga qytetarët të vaksinohen pas rritjes së rasteve me COVID-19
Pas shtimit rekord të rasteve të reja me koronavirus, IKSHPK-ja kërkon nga qytetarët e vendit që të të mos hezitojnë dhe të vaksinohen pasi kjo është mundësia e vetme për të luftuar sëmundjen e rrezikshme.
Mbi 2100 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë dhe katër të vdekur, në kohën kur Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar vendosjen e masave të reja që pritet të hyjnë në fuqi nga data 20 gusht.
”Delta varianti është shfaqur me një shpërthim rapid në shumë shtete të botës dhe në Kosovë! Bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët!
Rastet pozitive me SARS CoV-2 janë në rritje në mënyrë rapide me variantin Delta i cili është dominant! Masat rigoroze të ndërmarra dhe zbatimi i tyre nga çdo qytetar i Republikës bashkë me masat tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, do të arrijnë efektin e vet ne uljen e lakores, por ju lutemi të besoni se masa më efikase në luftë kundër COVID-19 është VAKSINIMI”, thuhet në psotimin e IKSHPK-së./21Media